Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
34
Pastrimi i sirtarit të detergjentit dhe kanalit të sirtarit
1. Shtypni levën e lirimit (A) në pjesën e brendshme të sirtarit të detergjentit dhe
tërhiqeni sirtarin jashtë.
2. Hiqni levën e lirimit (A) dhe kutinë e detergjentit të lëngshëm (opsional) nga
sirtari i detergjentit.
A
3. Lani të gjitha pjesët me ujë të rrjedhshëm.
4. Pastroni kanalin e sirtarit të detergjentit me një furçë të vjetër dhëmbësh.
5. Vendoseni përsëri ndarësin e zbutësit dhe kutinë e detergjentit të lëngshëm
(opsional) duke e shtyrë fort në sirtarin e detergjentit.
6. Shtyjeni sirtarin e detergjentit në vendin e tij.
7. Për të hequr ndonjë detergjent të mbetur, kryeni një cikël shpëlarjeje pa rroba
në kazan.
Pastrimi i filtrit me rrjetë
Duhet ta pastroni filtrin me rrjetë të paktën një herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit "4E":
1. Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2. Hiqni rakordin në formë L-je të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë nga vendi i
hyrjes së furnizimit me ujë të ftohtë në pjesën e prapme të makinës larëse duke
rrotulluar (A). Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për shkak të presionit të ajrit në
tubin e furnizimit me ujë, mbulojeni bashkimin e tubit me një rrobë.
3. Tërhiqni lehtë filtrat me rrjetë nga hyrjet e furnizimit me ujë duke përdorur një
palë pinca dhe shpëlajini me ujë të rrjedhshëm derisa të pastrohen.
4. Rivendosni filtrat me rrjetë.
5. Rivendosni rakordin në formë L-je në makinën larëse.
6. Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.
A
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 34 2013-01-18 �� 2:15:36