Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
16
Instalimi i makinës suaj larëse
KUJDES: Mos e fusni kordonin elektrik në prizë përpara se të përfundojë instalimi.
PARALAJMËRIM: Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbani të gjitha materialet e paketimit (qese
plastike, polistiren etj.) larg fëmijëve.
HAPI 1 - Zgjedhja e vendit
Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:
Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrosjen
Është larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit
Ka ajrosje të përshtatshme
Nuk ekspozohet në temperatura ngrirjeje (nën 0 ˚C)
Është larg nga burimet e zjarrit, të tilla si vaj ose gaz
Ka hapësirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kordonin e saj elektrik
HAPI 2 - Heqja e bulonave të transportimit
Përpara instalimit të makinës larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportimit nga pjesa e prapme e pajisjes.
1. Lironi të gjithë bulonat me çelës.
(*): Sipas zgjedhjes
2. Mbajeni bulonin e transportimit me dorë dhe tërhiqeni atë nga pjesa e gjerë e
vrimës. Përsëriteni këtë për secilin bulon transportimi.
3. Mbyllni vrimat me mbulesat plastike të bulonave.
4. Ruajini të gjithë bulonat e transportimit në një vend të sigurt ku mund të merren
lehtë në rast se ju duhet ta lëvizni makinën larëse.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 16 2013-01-18 �� 2:15:29