Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
14
Përmbushja e kërkesave të instalimit
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi
PARALAJMËRIM: Mos përdorni kurrë kabllo zgjatuese.
Përdorni vetëm kordonin elektrik që është dhënë me makinën larëse.
Kur përgatisni instalimin, sigurohuni se furnizimi juaj me energji jep:
Siguresë ose automat AC 220 - 240 V / 50 Hz
Një qark të degëzuar individual të dedikuar për makinën larëse
Makina juaj larëse duhet të tokëzohet. Nëse makina juaj larëse nuk funksionon mirë ose prishet, tokëzimi do të zvogëlojë rrezikun e
goditjes elektrike, duke siguruar një rrugë me rezistencë më të vogël për korrentin elektrik.
Makina juaj larëse shoqërohet nga një kordon elektrik që ka një spinë me tre dhëmbë për tokëzim që duhet të përdoret në një prizë
të instaluar siç duhet dhe të tokëzuar.
PARALAJMËRIM: Mos e lidhni kurrë kabllon e tokëzimit me linja të tubacioneve plastike, linja të gazit ose tuba të ujit të
nxehtë.
Lidhja në mënyrë jo të përshtatshme e përçuesit të pajisjes për tokëzim mund të shkaktojë goditje elektrike. Kontrolloni me një
elektricist të kualifikuar ose personel shërbimi nëse nuk jeni të sigurt që makina juaj larëse është tokëzuar siç duhet.
KUJDES: Mos e modifikoni spinën që shoqëron makinën larëse. Nëse nuk hyn në prizë, instaloni nje prize te pershtatshme
sygjeruar nga nje elektricist i kualifikuar.
Furnizimi me ujë
Makina juaj larëse do të mbushet siç duhet kur presioni i ujit është 50 kPa deri në 800 kPa. Presioni i ujit nën 50 kPa mund të
shkaktojë mosfunksionim të valvulës së ujit dhe nuk do ta lejojë valvulën e ujit të mbyllet plotësisht. Në të kundërt, kontrollet e
makinës larëse mund të mos e përballojnë presionin dhe mund të shkaktojnë fikjen e makinës larëse. (Te kontrollet është përfshirë
një kufi për kohën e mbushjes, i krijuar për të parandaluar mbushjen e tepërt ose përmbytjen nëse lirohet një tub i brendshëm.)
Rubinetet e ujit duhet të jenë brenda 120 cm nga pjesa e prapme e makinës suaj larëse në mënyrë që tubat e furnizimit me ujë të
arrijnë në makinën tuaj larëse.
Shumica e dyqaneve të pajisjeve hidraulike shesin tuba të furnizimit me ujë me gjatësi të ndryshme deri në 305 cm.
Ju mund të zvogëloni rrezikun e rrjedhjeve dhe dëmtimit nga uji duke:
Bërë që rubinetet të jenë lehtësisht të arritshëm.
Mbyllur rubinetet kur makina larëse nuk përdoret.
Kontrolluar rregullisht për rrjedhje te vendet e montimit të tubave të furnizimit me ujë.
PARALAJMËRIM: Përpara përdorimit të makinës suaj larëse për herë të parë, kontrolloni të gjitha lidhjet në valvulën e ujit
dhe rubinetet e ujit për rrjedhje.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 14 2013-01-18 �� 2:15:28