6
PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të instalimit
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.
• Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.
Futni kordonin elektrik në një prizë AC 220-240 V / 50 Hz ose më të madhe dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos
përdorni kurrë kabllo zgjatuese.
• Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese ose duke zgjatur kordonin elektrik mund
të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të specifikimeve të produktit. Moskryerja e kësaj
mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Futeni fort spinën e korrentit në prizën në mur.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të kontaktit duke përdorur
rregullisht një leckë të thatë.
• Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
• Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund
të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
• Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
• Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me
rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë
(pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.
• Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni një transformator elektrik.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar ose prizë muri të liruar.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni dhe mos e përkulni shumë kordonin elektrik.
Mos e përdridhni dhe mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta fusni kordonin elektrik
mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 6 2013-01-18 �� 2:15:26