Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
5
Informacioni i sigurisë
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë
PARALAJMËRIM: Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personit kur përdorni
pajisjen tuaj, ndiqni masat paraprake bazë si më poshtë:
Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën
tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund
të lëndohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona
me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara, ose mungesë përvoje dhe
njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e
pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Nëse spina ose kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga
prodhuesit, një agjent shërbimi ose një person me kualifikim të ngjashëm.
Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me
ujë dhe tubave të shkarkimit.
Për makinat larëse me hapje të ajrimit në bazament, sigurohuni se hapja nuk
është e bllokuar nga qilimi ose ndonjë pengesë tjetër.
Përdorni tuba të rinj. Mos i përdorni tubat e vjetër.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 5 2013-01-18 �� 2:15:26