Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
2
Karakteristikat e makinës suaj të re larëse
Samsung
Kjo makinë e re larëse do të ndryshojë mënyrën sesi ju ndiheni në lidhje me larjen e rrobave. Nga kapaciteti i saj i madh deri tek
efikasiteti i energjisë, makina juaj e re larëse Samsung i ka të gjitha përfitimet që e bëjnë larjen e rrobave sa më të thjeshtë dhe më të
këndshme që të jetë e mundur.
Smart Check
Sistemi Smart Check i Samsung-ut, një sistem automatik i monitorimit të gabimeve, i zbulon dhe përcakton problemet në një fazë të
hershme dhe ofron zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta.
Larje e shpejtë 15'
Nuk keni kohë për të humbur! E dimë që jeni të zënë dhe cikli Larje e shpejtë 15' ju ndihmon të kurseni kohë.
Tani ju mund të lani rrobat tuaja të preferuara (deri në 2 kg) në 15 minuta!
Kujdesi për foshnjën
Makina juaj larëse përfshin ciklin Kujdesi për foshnjën që shton mbrojtjen ndaj rrobave të fëmijëve me lëkurë të ndjeshme. Ky cikël
redukton irritimin e lëkurës te fëmijët duke minimizuar mbetjet e detergjentit. Përveç kësaj, ky cikël i klasifikon rrobat sipas llojeve të
ndryshme dhe larja kryhet sipas karakteristikave të rrobave, në mënyrë që rrobat e fëmijëve të ndjehen të pastra dhe të rifreskuara sa
herë që vishen.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 2 2013-01-18 �� 2:15:26