Samsung WF60F4E0Z Washer User Manual


 
29
Përdorimi i makinës larëse
Larja e rrobave
Larja e rrobave duke përdorur Përzgjedhësin e ciklit
Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik "Kontrolli i përafërt" të Samsung-ut.
Kur zgjidhni një program larjeje, makina larëse do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe shpejtësinë e larjes.
1. Hapni furnizimin me ujë.
2. Shtypni butonin Ndezje/fikje për ta ndezur.
3. Hapni derën.
4. Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
5. Mbyllni derën.
6. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të
detergjentit.
Funksioni Paralarja disponohet vetëm kur zgjidhen ciklet Cotton (Të pambukta), Synthetics (Sintetike),
Daily Wash (Larje e përditshme), Denim (Xhinse), Dark Garment (Rroba të errëta), Baby Care (Kujdesi për foshnjën) dhe
Sports Wear (Veshje Sportive). Është e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.
7. Përdorni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Cotton (Të pambukta),
Synthetics (Sintetike), 15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15'), Daily Wash (Larje e përditshme), Denim (Xhinse),
Dark Garment (Rroba të errëta), Baby Care (Kujdesi për foshnjën), Sports Wear (Veshje Sportive), Wool (Të leshta) dhe
Hand Wash (Larje me dorë). Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.
8. Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e cikleve të shpëlarjes, shpejtësinë e centrifugimit dhe kohën
e përfundimit duke shtypur butonat e duhur.
9. Shtypni butonin Nisje/pauzë për të filluar larjen. Treguesi i ecurisë do të ndriçojë dhe në ekran do të shfaqet koha e mbetur e
ciklit.
Koha totale e ciklit dhe numri i cikleve të shpëlarjes në ciklin Cotton (Të pambukta) mund të ndryshojnë në varësi të
sasisë së rrobave.
10. Pasi cikli i plotë të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht. Hapni derën dhe hiqni rrobat.
Ndërprerja e larjes
Brenda 5 minutash nga fillimi i një larjeje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.
1. Shtypni butonin Nisje/pauzë për të hapur derën.
Nëse niveli i ujit ose temperatura e ujit brenda kazanit është shumë E LARTË, dera nuk hapet kur pulson treguesi "Dera e
mbyllur ". Në këtë rast, prisni derisa treguesi të ndalojë pulsimin.
(Derisa treguesi të ndalojë pulsimin, mund të marrë përafërsisht 1 ose 2 minuta.)
2. Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Nisje/pauzë për të rifilluar larjen.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 29 2013-01-18 �� 2:15:35