36
Zgjidhja e problemeve dhe kodet e informacionit
Kontrolloni këto pika nëse makina juaj larëse...
PROBLEMI ZGJIDHJA
Nuk ndizet
• Sigurohuni se makina juaj larëse është vendosur në prizë.
• Sigurohuni se dera është mbyllur fort.
• Sigurohuni se rubineti(at) i furnizimit me ujë është i hapur.
• Sigurohuni të shtypni butonin Nisje/pauzë.
Nuk ka ujë ose nuk ka ujë të
mjaftueshëm
• Hapni furnizimin me ujë.
• Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk ka ngrirë.
• Drejtoni tubat e furnizimit me ujë.
• Pastroni filtrat me rrjetë të tubit të furnizimit me ujë.
Ka mbetje të detergjentit në
sirtarin e detergjentit pas
përfundimit të ciklit të larjes.
• Sigurohuni se makina juaj larëse është duke punuar me presion të mjaftueshëm të
ujit.
• Sigurohuni se detergjenti është shtuar në qendër të sirtarit të detergjentit.
Dridhet ose ka shumë zhurmë
• Sigurohuni se makina juaj larëse është në një sipërfaqe të niveluar. Nëse sipërfaqja
nuk është e niveluar, rregulloni këmbët e makinës larëse për të niveluar pajisjen.
• Sigurohuni se bulonat e transportimit janë hequr.
• Sigurohuni se makina juaj larëse nuk është duke prekur ndonjë objekt tjetër.
• Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.
Makina larëse nuk shkarkohet
dhe/ose nuk shtrydh
• Drejtoni tubin e shkarkimit. Eliminoni përdredhjen e tubave.
• Sigurohuni se filtri i papastërtive nuk është i bllokuar.
Dera është e mbyllur me shul
ose nuk hapet.
• Dera nuk do të hapet deri në 3 minuta pasi makina të ndalojë ose korrenti të fiket.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 36 2013-01-18 �� 2:15:36