Samsung WF60F4E0N Washer User Manual


 
10
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
Nëse ai grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të shkaktojnë dëmtim të
konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.
PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të pastrimit
Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur direkt ujë në të.
Mos përdorni agjent pastrues të fortë acid.
Mos përdorni gazolinë, hollues ose alkool për të pastruar pajisjen.
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.
Para pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqeni pajisjen nga priza në mur.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike
Eliminimi i duhur i këtij produkti (Pajisje mbeturinë elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij shtesë (p.sh.
ngarkuesi, kuet, kablloja USB) nuk duhet të eliminohen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të
jetëgjatësisë së tyre të punës. Për të parandaluar dëmin e mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga
eliminimi i pakontrolluar i mbeturinave, ju lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini
ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor
të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e përgjithshme të kontratës
së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për
eliminim.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 10 2013-01-18 �� 2:15:27