Samsung WF60F4E0N Washer User Manual


 
35
Mirëmbajtja e makinës larëse
Mirëmbajtja e makinës larëse
Riparimi i një makine larëse të ngrirë
Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:
1. Shkëputeni makinën larëse nga priza elektrike.
2. Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
3. Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
4. Hidhni ujë të ngrohtë në kazanin e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10 minuta.
5. Lidheni përsëri tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe shkarkimi janë duke
funksionuar normalisht.
Ruajtja e makinës suaj larëse për një kohë të gjatë
Nëse keni nevojë ta ruani makinën larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që ta shkarkoni dhe shkëpusni atë. Makina larëse
mund të dëmtohet nëse uji mbetet në tuba dhe në pjesët e brendshme përpara ruajtjes. Përgatiteni makinën larëse për ruajtje si më
poshtë:
1. Ktheni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin 15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15') dhe futeni makinën larëse në punë pa
rroba për këtë cikël.
2. Shkëputeni makinën larëse nga priza elektrike.
3. Mbyllni rubinetet e ujit dhe shkëpusni tubat e furnizimit me ujë.
4. Lëreni derën e makinës larëse të hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit brenda kazanit.
Nese makina larese eshte mbajtur ne temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohe që uji i mbetur në makinën larëse të shkrijë
përpara se ta përdorni.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 35 2013-01-18 �� 2:15:36