Samsung WF60F4E0N Washer User Manual


 
31
Përdorimi i makinës larëse
Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës
Mos e mbingarkoni makinën larëse; në të kundërt rrobat mund të mos lahen siç duhet. Përdorni tabelën e mëposhtme për të
përcaktuar kapacitetin e ngarkesës për llojin e rrobave që jeni duke larë.
Lloji i materialit
Kapaciteti i ngarkesës (kg)
WF60F4E
Cotton (Të pambukta) 6,0
Synthetics (Sintetike) 3,0
Denim (Xhinse) 3,0
Dark Garment (Rroba të errëta) 3,0
Sports Wear (Veshje Sportive) 2,0
Wool (Të leshta) 1,5
Kur rrobat janë të paekuilibruara dhe shfaqet kodi i gabimit "UE", shpërndajeni ngarkesën përsëri. Nëse rrobat janë të
paekuilibruara, efikasiteti i centrifugimit mund të ulet.
KUJDES: Sigurohuni që të vendosni sutjenat (që mund të lahen në ujë) në një
rrjetë rrobash (që mund të blihet si shtesë).
Pjesët metalike të sutjenave mund të thyhen dhe mund të dëmtojnë
rrobat. Kështu që sigurohuni së i keni vendosur ato brenda një rrjete të
imët rrobash.
Artikujt e vegjël, të lehtë si çorapet, dorezat dhe shamitë mund të kapen
pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të imët rrobash.
KUJDES: Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje anormale që mund të lëvizin
makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndim.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 31 2013-01-18 �� 2:15:35