Samsung WF60F4E0N Washer User Manual


 
30
Larja e rrobave manualisht
Rrobat mund t'i lani manualisht pa përdorur Përzgjedhësi i ciklit.
1. Hapni furnizimin me ujë.
2. Shtypni butonin Ndezje/fikje për ta ndezur.
3. Hapni derën.
4. Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
5. Mbyllni derën.
6. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të
detergjentit.
7. Ktheni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin Cotton (Të pambukta).
8. Shtypni butonin Temp. (Temperatura) për të zgjedhur temperaturën.
(Ujë i ftohtë
, 20 ˚C, 30 ˚C, 40 ˚C, 60 ˚C dhe 95 ˚C)
9. Shtypni butonin Spin (Centrifugimi) për të zgjedhur shpejtësinë e centrifugimit.
(Nuk ka tregues: Mbajtje e shpëlarjes,
: Pa centrifugim)
10. Shtypni vazhdimisht butonin Delay End (Vonesë në përfundim) për të kaluar në opsionet e disponueshme të
Vonesë në përfundim (nga 3 orë deri në 19 orë me rritje prej një ore). Ora në ekran tregon se sa kohë i duhet të përfundojë
ciklit të larjes.
11. Shtypni butonin Nisje/pauzë për të filluar larjen.
Udhëzimet për rrobat
Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.
Kontrolloni gjithmonë etiketën e kujdesit të rrobave përpara larjes.
Klasifikoni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:
Etiketës së kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të leshta dhe mëndafshe artificiale.
Ngjyrës: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lajini veçmas rrobat me ngjyra.
Madhësisë: Vendosja e rrobave të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të përmirësojë veprimin e larjes.
Ndjeshmërisë: Lajini veçmas rrobat delikate, duke përdorur ciklin e larjes delikate për të leshtat e reja të pastra, perdet dhe
artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat te rrobat që lani ose referojuni seksionit "Tabela e kujdesit të materialeve" në
faqen 39.
Zbrazni xhepat
Përpara çdo larjeje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vogla, të forta dhe me forma të parregullta, të tilla si
monedhat, thikat, karficat dhe kapëset mund ta dëmtojnë makinën tuaj larëse.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose objekte të tjera me metale të rënda. Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat
tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave
ose xhaketave janë të hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse
përpara larjes.
Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që t'i fiksoni lidhëset përpara fillimit të
larjes.
Paralarja e të pambuktave
Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentet moderne, do të japë rezultate të përsosura të larjes, duke ju kursyer energji, kohë,
ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë veçanërisht të pista, përdorni një cikël paralarjeje me një detergjent me
bazë proteine.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 30 2013-01-18 �� 2:15:35