Samsung WF60F4E1N Washer User Manual


 
33
Pastrimi i makinës larëse
Pastrimi i filtrit të papastërtive
Ne e rekomandojmë pastrimin e filtrit të papastërtive 5 ose 6 herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit "5E". Nëse në filtrin e
papastërtive grumbullohen substanca të huaja, performanca e larjes do të bjerë.
KUJDES: Përpara pastrimit të filtrit të papastërtive, sigurohuni që ta hiqni makinën larëse nga priza elektrike.
KUJDES: Mos e çmontoni filtrin e papastërtive kur makina larëse është duke punuar pasi mund të rrjedhë ujë i nxehtë.
1. Hapni kapakun e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.
2. Largoni ujin e mbetur (referojuni seksionit "Shkarkimi i makinës larëse në një
rast urgjent" në faqen 32).
Nëse e hiqni filtrin pa shkarkuar ujin e mbetur, uji i mbetur mund të
rrjedhë jashtë.
3. Zhvidhosni kapakun e filtrit të papastërtive (A) duke e rrotulluar nga e majta.
A
4. Pastroni çdo papastërti dhe materiale të tjera nga filtri i papastërtive. Sigurohuni
se helika e pompës së shkarkimit pas filtrit të papastërtive të mos jetë e bllokuar.
5. Rivendosni kapakun e filtrit të papastërtive.
6. Mbyllni kapakun e filtrit.
Sigurohuni që ta rivendosni filtrin e papastërtive pas pastrimit. Nëse filtri i papastërtive nuk është rivendosur në pajisje,
makina larëse mund të keqfunksionojë ose të rrjedhë ujë.
Shtrëngojeni fort filtrin e papastërtive pasi ta pastroni. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë keqfunksionim ose rrjedhje uji.
Pastrimi i jashtëm
1. Fshini sipërfaqet e makinës larëse, përfshirë panelin e kontrollit me një rrobë të butë duke përdorur një detergjent jogërryes për
mjedise shtëpiake.
2. Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.
KUJDES: Mos hidhni ujë mbi makinën larëse.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 33 2013-01-18 �� 2:15:36