Samsung WF60F4E1N Washer User Manual


 
15
Instalimi i makinës suaj larëse
Shkarkimi
Samsung rekomandon një tub vertikal me lartësi 65 cm. Tubi i shkarkimit duhet të kalojë përmes kapëses së tubit të shkarkimit tek
tubi vertikal. Tubi vertikal duhet të jetë aq i madh sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit vendoset
në fabrikë.
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina juaj larëse duhet të instalohet në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të
duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjen dhe/ose ngarkesat jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë
faktorë që kontribuojnë ndaj dridhjeve dhe tendencës që makina juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të rrotullimit.
PARALAJMËRIM: Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të dobët.
Temperatura e mjedisit
Mos e instaloni makinën tuaj larëse në zona ku uji mund të ngrijë, meqenëse makina juaj larëse mban gjithmonë pak ujë në pjesët e
valvulës, pompës dhe tubit të ujit. Uji i ngrirë në tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe pjesëve të tjera.
Instalimi në mur ose dollap
Për të funksionuar në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon hapësira minimale si më poshtë:
Anët 25 mm
Lart 25 mm
Pas * 50 mm
Përpara 500 mm
Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen së bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur ose dollap duhet të ketë të paktën
500 mm hapje të papenguar të ajrit. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 15 2013-01-18 �� 2:15:28