Samsung WF60F4E1N Washer User Manual


 
21
Përdorimi i makinës larëse
Përdorimi i makinës larëse
Me makinën tuaj larëse të re Samsung, pjesa më e vështirë e larjes së rrobave do të jetë zgjedhja se cilën ngarkesë të lani të parën.
Informacioni mbi detergjentin dhe aditivët
Përdorimi i detergjentit të duhur
Lloji i detergjentit që duhet të përdorni varet nga lloji i materialit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura
e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit "me pak shkumë", i cili është krijuar për makinat larëse
automatike.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në zonën
tuaj. Nëse nuk e dini sesa i fortë është uji juaj, pyesni autoritetet tuaja vendore të ujit.
Mos përdorni detergjent që është forcuar ose ngurtësuar, pasi detergjenti mund të mbetet në ciklin e shpëlarjes. Ai mund të
bëjë që makina juaj larëse të mos shpëlajë siç duhet ose të shkaktojë bllokimin e vrimës së shkarkimit.
Përdorimi i sirtarit të detergjentit
Makina juaj larëse ka ndarje të veçanta për vendosjen e detergjentit dhe zbutësit të materialit.
Hidhni të gjithë aditivët për rrobat në ndarjet e duhura përpara ndezjes së makinës suaj larëse.
KUJDES: Mos e hapni sirtarin e detergjentit kur makina juaj larëse është në punë.
Mund të ekspozoheni ndaj ujit ose avullit të nxehtë.
Kur lani gjëra të mëdha, mos përdorni llojet e mëposhtme të detergjentit.
Detergjentet e llojit me tableta dhe kapsula
Detergjentet që përdorin një sferë dhe një rrjetë
Ndarja e detergjentit të paralarjes: Detergjent për paralarje ose niseshte.
Ndarja e detergjentit të larjes kryesore: Detergjent për larjen kryesore,
zbutës i ujit, agjent për njomje paraprake, zbardhues dhe produkt për heqjen
e njollave.
Ndarja e zbutësit: Aditivë, p.sh. zbutës rrobash (mbusheni jo më shumë
sesa buza e poshtme (MAX) e "A").
1. Tërhiqeni sirtarin e detergjentit në anën e majtë të makinës larëse.
2. Shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit të rrobave në ndarjen e
detergjentit për larjen kryesore
përpara se të ndizni makinën larëse.
Për të përdorur detergjent të lëngshëm, përdorni udhëzuesin e
detergjentit të lëngshëm (referojuni seksionit "Përdorimi i detergjentit
të lëngshëm (modele të caktuara)" në faqen 22).
Mos shtoni detergjent pluhur në kutinë e detergjentit të lëngshëm.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 21 2013-01-18 �� 2:15:31