Samsung WF60F4E1N Washer User Manual


 
25
Përdorimi i makinës larëse
5. Butoni Option (Opsionet)
Shtypni vazhdimisht këtë buton për të kaluar përmes opsioneve:
Njomje > Intensive > Paralarje > Shpëlarje+ > Njomje + Shpëlarje+ > Intensive + Shpëlarje+ > Paralarje + Shpëlarje+ > fikje
Njomje: Përdoreni këtë opsion për të hequr me efikasitet njollat nga rrobat tuaja duke i lagur rrobat.
Funksioni Njomje kryhet për 13 minuta brenda fillimit të ciklit të larjes.
Funksioni Njomje vazhdon për 30 minuta me gjashtë cikle, ku një cikël është një cikël njomjeje që centrifugon
për 1 minutë dhe qëndron pa lëvizur për 4 minuta.
Funksioni Njomje disponohet vetëm me: Ciklet
Cotton (Të pambukta), Synthetics (Sintetike),
Daily Wash (Larje e përditshme), Denim (Xhinse), Baby Care (Kujdesi për foshnjën) dhe Sports Wear (Veshje Sportive).
Intensive: Përdorni këtë funksion kur rrobat janë të ndotura shumë dhe duhet të lahen në mënyrë intensive. Koha e
ciklit rritet për secilin cikël.
Paralarje: Përdoreni këtë funksion për t'i larë rrobat paraprakisht përpara ciklit të larjes kryesore. Funksioni Paralarje
disponohet vetëm me ciklet Cotton (Të pambukta), Synthetics (Sintetike), Daily Wash (Larje e përditshme),
Denim (Xhinse), Dark Garment (Rroba të errëta), Baby Care (Kujdesi për foshnjën) dhe Sports Wear (Veshje Sportive).
Shpëlarje+: Shtypni këtë buton për të shtuar ciklet shtesë të shpëlarjes.
6. Butoni Delay End (Vonesë në përfundim)
Shtypni vazhdimisht këtë buton për të kaluar përmes opsioneve të disponueshme Vonesë në përfundim (nga 3 orë në 19 orë
me rritje prej një ore).
Ora në ekran tregon se sa kohë duhet që cikli i larjes të përfundojë.
7. Butoni Nisje/pauzë
Shtypni këtë buton për të ndërprerë dhe rifilluar një cikël.
8. Butoni Ndezje/fikje
Shtypni këtë buton një herë për të ndezur makinën larëse. Pastaj shtypeni këtë buton përsëri për ta fikur.
Nëse makina larëse është lënë e ndezur për më shumë se 10 minuta pa u prekur ndonjë buton, makina do të fiket
automatikisht.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 25 2013-01-18 �� 2:15:33