Samsung WF60F4E2Z Washer User Manual


 
27
Përdorimi i makinës larëse
Bllokimi për fëmijët
Funksioni Bllokimi për fëmijët ju lejon t'i bllokoni butonat në mënyrë që cikli i larjes që keni zgjedhur të mos ndryshohet.
Aktivizimi/Çaktivizimi
Nëse dëshironi të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionin Bllokimi për fëmijët, shtypni
njëkohësisht butonat Temp. (Temperatura) dhe Spin (Centrifugimi) për 3 sekonda.
Treguesi "Bllokimi për fëmijët
" do të ndizet kur kjo veçori aktivizohet.
Kur aktivizohet funksioni Bllokimi për fëmijët, funksionon vetëm butoni
Ndezje/fikje. Funksioni Bllokimi për fëmijët mbetet i aktivizuar edhe pasi
energjia është ndezur dhe fikur ose pas shkëputjes dhe rilidhjes së kordonit
elektrik.
Heqja e zërit
Funksioni Heqja e zërit mund të zgjidhet gjatë të gjitha cikleve. Kur zgjidhet ky funksion, zëri çaktivizohet për të gjitha ciklet. Edhe
nëse energjia fiket dhe ndizet në mënyrë të vazhdueshme, ky cilësim mbetet.
Aktivizimi/Çaktivizimi
Nëse dëshironi të aktivizoni ose të çaktivizoni funksionin Heqja e zërit, shtypni
njëkohësisht butonat Spin (Centrifugimi) dhe Option (Opsionet) për 3 sekonda.
Treguesi "Heqja e zërit
" do të ndizet kur kjo veçori aktivizohet.
Vonesë në përfundim
Ju mund ta caktoni makinën larëse për të përfunduar larjen tuaj automatikisht në një kohë të mëvonshme, duke zgjedhur një vonesë
prej 3 deri në 19 orë (në rritje prej 1 ore). Ora në ekran tregon se sa kohë duhet që cikli i larjes të përfundojë.
1. Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
2. Shtypni butonin Ndezje/fikje për ta ndezur.
3. Zgjidhni ciklin e duhur dhe opsionet e ngarkesës.
4. Shtypni vazhdimisht butonin Delay End (Vonesë në përfundim) derisa të caktohet koha e vonesës.
5. Shtypni butonin Nisje/pauzë.
Treguesi "Vonesë në përfundim
" do të ndizet dhe ora do të fillojë të numërojë mbrapsht derisa të arrijë kohën e caktuar.
6. Për të anuluar funksionin Vonesë në përfundim, fikeni makinën larëse dhe rindizeni duke shtypur butonin Ndezje/fikje.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 27 2013-01-18 �� 2:15:34