Samsung WF60F4E2Z Washer User Manual


 
26
Përdorimi i Përzgjedhësit të ciklit
Cikli Përdorimi
Cotton (Të pambukta)
Për rroba prej pambuku me ndotje mesatare ose të paktë, çarçafë, mbulesa tryeze, të brendshme,
peshqirë, këmisha etj.
Synthetics (Sintetike)
Për bluza, këmisha etj. pak ose mesatarisht të ndotura, prej poliestre (diolen, trevira), poliamidi
(perlon, najlon) ose përzierje të ngjashme.
15’ Quick Wash
(Larje e shpejtë 15')
Për veshjet e ndotura pak dhe rrobat më pak se 2 kg që ju duhen shpejt. Kjo kërkon minimumi
rreth 15 minuta, por mund të ndryshojë nga vlerat e treguara në varësi të presionit të ujit,
fortësisë së ujit, temperaturës së ujit në hyrje, temperaturës së dhomës, llojit dhe sasisë së larjes
dhe shkallës së ndotjes, ngarkesën e paekuilibruar të detergjentit të përdorur, luhatjeve në
furnizimin me energji dhe opsioneve shtesë të zgjedhura.
KUJDES: Duhet të ketë më pak se 20 g detergjent (për ngarkesë 2 kg) ose detergjenti
mund të mbetet në rroba.
Daily Wash
(Larje e përditshme)
Për rrobat e përditshme, si p.sh. të brendshme dhe këmisha.
Denim (Xhinse)
Cikël larjeje me më shumë ujë dhe cikël shpëlarjeje shtesë që siguron të mos mbeten njolla
detergjenti pluhur në rroba.
Dark Garment
(Rroba të errëta)
Ciklet shtesë të shpëlarjes dhe reduktimi i shpejtësisë së ciklit të Centrifugimi siguron larjen e
butë dhe shpëlarjen e plotë të rrobat tuaja të preferuara të errëta.
Baby Care
(Kujdesi për foshnjën)
Larja me temperaturë të lartë dhe ciklet shtesë të shpëlarjes garantojnë që të mos mbetet më
detergjent pluhur që irriton lëkurën e bebeve.
Sports Wear
(Veshje Sportive)
Për rroba të padepërtueshme nga uji, si veshjet për mal, për ski dhe sport. Copat përfshijnë
rafinime funksionale të teknologjisë dhe fibra si material zgjerues, zgjatës dhe mikrofibër.
Wool (Të leshta)
Vetëm për të leshtat që mund të lahen me makinë. Ngarkesa duhet të jetë më pak se 2,0 kg
(model i kategorisë 6 kg: 1,5 kg)
Cikli Wool (Të leshta) i lan rrobat me delikatesë, duke përdorur tundje delikate. Gjatë larjes, tundja
delikate dhe njomja vazhdohen për të mbrojtur fibrat e leshit nga tkurrja/shtrembërimi dhe për
të dhënë një pastrim super delikat. Ky funksionim me ndalim/nisje i makinës larëse gjatë veprimit
të njomjes nuk është defekt.
Për ciklin e rrobave të leshta rekomandohet detergjent neutral, për rezultate larjeje të
përmirësuara dhe për kujdes të përmirësuar të fibrave të leshit.
Hand Wash (Larje me dorë) Një cikël shumë i lehtë larjeje, i butë sa edhe larja me dorë.
Spin (Centrifugimi) Kryen një cikël shtesë centrifugimi për të hequr më shumë ujë.
Rinse+Spin
(Shpëlarje+Centrifugim)
Për ngarkesa që kanë nevojë vetëm për shpëlarje ose për të shtuar zbutësin e materialit te rrobat.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 26 2013-01-18 �� 2:15:34