Samsung WF7604SU Washer User Manual


 
larja e një ngarkese me rroba _15
SUGJERIME DHE KËSHILLA PËR LARJEN
Ndarja e rrobave tuaja: Ndajini rrobat tuaja sipas karakteristikave të mëposhtme:
Lloji i simbolit në etiketën për kujdesin ndaj materialit: Ndajini rrobat në të pambukta,
fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të leshta dhe mëndafsh artificial.
Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj, me ngjyra veçmas.
Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të
përmirësojë veprimin e larjes.
Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur programin larja Delikate për të
leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që
lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.
Zbrazni xhepat: Monedhat, kapëset e sigurisë dhe artikujt të ngjashëm mund të dëmtojnë
rrobën, centrifugën e makinës larëse dhe rezervuarin e ujit.
Siguronu kapëset: Mbyllni zinxhirët dhe kopsitni kopsat ose sustat; rripat ose kordelet e lirshme
duhet të lidhen bashkë.
Larja paraparake e të pambuktave: Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentët
modernë, do të japë rezultate të përsosura të larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe
detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë veçanërisht të pista, përdorni një larje
paraprake me një detergjent me bazë proteine.
Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës: Mos e mbingarkoni makinën larëse ose rrobat mund të
mos lahen siç duhet. Përdorni skemën e mëposhtme për të përcaktuar kapacitetin e ngarkesës
për llojin e rrobavë që jeni duke larë.
Lloji i materialit
Kapaciteti i ngarkesës
WF7604SU
WF7602SU
WF7600SU
WF7522SU
WF7520SU
WF7452SU
WF7450SU
Cotton (Pambuk)
6,2 kg 5,2 kg 4,5 kg
Baby Cotton (Pambuk i Foshnjës)
6,2 kg 5,2 kg 4,5 kg
Synthetics (Sintetike)
3,0 kg 2,5kg 2,5kg
Delicate (Delikate)
2,5 kg 2,0 kg 2,0 kg
Wool (Lesh)
2,0 kg 1,5 kg 1,5 kg
Këshilla për detergjentin Lloji i detergjentit që duhet të përdorni varet nga lloji i materialit
(pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e ujit, shkalla dhe lloji i ndotjes.
Gjithnjë përdorni sapunë për rroba me “pak shkumë”, që prodhohen për makinat larëse
automatike.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së
ndotjes dhe fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse nuk e dini sesa i fortë është uji juaj, pyesni
autoritetet e ujit.
Mbajini detergjentët dhe elementët shtesë në një vend të sigurtë dhe të thatë, larg fëmijëve.
Sigurohuni që të vendosni sutjenat (që mund të lahen në ujë) në një rrjetë të larjes (që
mund të blihet shtesë).
Pjesa metalike e sutjenave mund të thyhet dhe mund të dëmtojë rrobat.
Kështu që sigurohuni së i keni vendosur ato në një rrjetë të larjes të fortë.
Artikujt e vegjël, të lehtë, të tillë si çorape, doreza dhe shami mund të
kapen pranë hyrjes. Vendosini ato në një rrjetë të larjes të fortë.
02 LARJA E NJË NGARKESE ME RROBA
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 15 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:10