Samsung WF7604SU Washer User Manual


 
informacioni i sigurisë _3
informacioni i sigurisë
Në këtë manual do të shihni shënime të Paralajmërimit dhe Kujdesit.
Këto shënime për paralajmërime, kujdes dhe udhëzime të rëndësishme të
sigurisë që pasojnë nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe gjendjet e mundshme që
mund të ndodhin.
Eshtë përgjegjësia juaj që të përdorni llogjikën e zakonshme dhe kujdes kur të
instaloni, riparoni dhe vini në funksionim makinën tuaj larëse. Samsung nuk është
përgjegjës për dëmtimet që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm.
SIMBOLET DHE PARALAJMËRIMET E RËNDËSISHME TË SIGURISË
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
PARALAJMERIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim të rëndë
të personit ose vdekje.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim të lehta të
personit ose dëm të pasurisë.
KUJDES
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose dëmtimit
personal kur përdorni makinën tuaj larëse, ndiqni këto paralajmërime bazë të
sigurisë:
PËRPARA SESA TË PËRDORNI PAJISJEN
Materialet e ambalazhit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbani të gjitha materialet e
paketimit (qese plastike, bukëpeshku, etj.) larg fëmijëve.
Kjo pajisje është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Sigurohuni se lidhjet e ujit dhe elektrike janë bërë nga teknikë të kualifikuar, duke respektuar
udhëzimet e prodhuesit (shihni “Instalimi i Makinës Larëse”) dhe rregulloret vendore të
sigurisë.
Të gjitha vidat e paketimit dhe transportimit duhet të hiqen përpara sesa pajisja të përdoret.
Dëmtim i rëndë mund të ndodhë kur ato nuk hiqen. Shihni “Heqja e vidave të transportimit”.
Përpara sesa të lani rrobat për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë pa rroba.
Shihni “Larja për herë të parë”.
UDHËZIMET E SIGURISË
Përpara pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqni pajisjen nga priza elektrike ose
vendosni diskun në Off.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
Objekte të fortë dhe të mprehtë, të tillë si monedha, kapëse të sigurisë, gozhdë ose gurë
mund të shkaktojnë dëm të rëndë tek pajisja.
Gjithnjë hiqeni nga priza pajisjen dhe mbyllni ujin pas përdorimit.
Përpara sesa të hapni derën e pajisjes, kontrolloni që uji të jetë shkarkuar. Mos e hapni
derën nëse shihni akoma ujë.
KUJDES
PARALAJMERIM
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 3 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:43:40