Samsung WF7604SU Washer User Manual


 
instalimi i makinës larëse _7
ZGJEDHJA E VENDIT
Përpara instalimit të makinës larëse, zgjidhni një vend me karakteristikat e mëposhtme:
Një sipërfaqe e fortë, e niveluar (nëse sipërfaqja nuk është e niveluar, shihni “Rregullimi i
këmbëve të nivelimit,” më poshtë)
Larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit.
Ajrosje e përshtatshme
Temperatura në dhomë nuk do të ulet nën 0 °C
Larg burimeve të nxehtësisë të tilla si qymyri ose gazi
Sigurohuni se makina larëse nuk mbështetet mbi kabllin e saj të energjisë.
Vendet e hapjes për ajrim nuk duhet të bllokohen nga qilimi kur makina larëse instalohet në një
sipërfaqe me qilim.
RREGULLIMI I KËMBËVE TË NIVELIMIT
Nëse sipërfaqja nuk është e sheshtë, rregulloni këmbët (mos vendosni pjese druri ose ndonjë
objekt tjetër nën këmbët):
1. Lironi vidën e këmbës duke e kthyer atë me dorë
derisa të jetë në lartësinë e dëshiruar.
2. Shtërngoni dadon e mbylljes duke e kthyer atë
me çelësin anglez të përfshirë.
Vendoseni makinën larëse në një sipërfaqe
të fortë, të sheshtë.
Nëse makina larëse vendoset në një sipërfaqe
jo të sheshtë ose jo të fortë, shfaqen zhurma
ose dridhje. (Vetëm një kënd prej 1 gradë
lejohet).
HEQJA E VIDAVE TË TRANSPORTIMIT
Përpara përdorimit të makinës larëse, ju duhet të hiqni pesë vida të transportimit nga pjesa e
prapme e pajisjes. Për të hequr vidat:
1. Lirojini të gjitha vidat me çelësin anglez të
përfshirë përpara sesa t’i hiqni ato.
2. Kapni kokën e vidës dhe tërhiqeni atë përmes
pjesës së gjerë të vrimës. Përsëriteni këtë për
secilën vidë.
3. Mbyllni vrimat me mbulesat plastike të përfshira.
4. Ruajini vidat e transportimit për përdorim në të
ardhmen.
01 INSTALIMI I MAKINËS LARËSE



   


















1
2
3
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 7 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:01