Samsung WF60F4E2N Washer User Manual


 
23
Përdorimi i makinës larëse
Larja e rrobave për herë të parë
Përpara se të lani rrobat për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë bosh (pra pa rroba.)
1. Shtypni butonin Ndezje/fikje.
2. Shtoni pak detergjent në ndarjen e larjes kryesore
në sirtarin e detergjentit.
3. Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.
4. Ktheni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin Rinse+Spin (Shpëlarje+Centrifugim).
5. Shtypni butonin Nisje/pauzë.
Kjo do të heqë çdo sasi uji që mund të ketë mbetur në kazan nga testimi provë i prodhuesit.
Udhëzimet bazë
1. Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
KUJDES: Mos e mbushni makinën larëse më shumë sesa duhet. Për të përcaktuar kapacitetin e ngarkesës për secilin lloj
të rrobave, referojuni seksionit "Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës" në faqen 31.
2. Mbylleni derën derisa të shuli të kapë.
KUJDES: Pas ciklit të larjes, në guarnicionin e përparmë të gomës në makinën larëse ose në guarnicionin e derës mund
të mbetet detergjent. Hiqni detergjentin e mbetur përpara se të mbyllni derën, sepse mund të shkaktojë rrjedhje uji.
KUJDES: Sigurohuni që rrobat nuk janë kapur në derë, pasi kjo mund të shkaktojë një rrjedhje të ujit.
3. Ndizeni.
Funksioni i memories së fundit
Kur e ndizni makinën larëse, në panelin e kontrollit pasqyrohet cilësimi i fundit i përdorur. Megjithatë, nëse cilësimi
i fundit i përdorur ishte cikli Rinse+Spin (Shpëlarje+Centrifugim) ose Spin (Centrifugimi), ky funksion nuk zbatohet.
4. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të
detergjentit.
5. Zgjidhni ciklin e duhur dhe opsionet e ngarkesës. Do të ndriçohen treguesit përkatës dhe në ekran do të shfaqet koha e
përafërt e ciklit.
6. Shtypni butonin Nisje/pauzë.
KUJDES: Mos e prekni xhamin e derës ndërsa makina larëse është duke punuar pasi ai mund të jetë i nxehtë.
KUJDES: Mos e hapni sirtarin e detergjentit ose filtrin e mbeturinave ndërsa makina larëse është në punë pasi mund të
ekspozoheni ndaj ujit ose avullit të nxehtë.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 23 2013-01-18 �� 2:15:32