Samsung WF60F4E2N Washer User Manual


 
3
Karakteristikat e makinës suaj të re larëse Samsung
Vonesë në përfundim
Vonon një cikël për deri në 19 orë në rritje prej një ore, duke rritur lehtësinë e përdorimit të makinës suaj larëse veçanërisht kur ju
duhet të dilni.
Bllokimi për fëmijët
Funksioni Bllokimi për fëmijët siguron që duart e vogla kurioze të qëndrojnë jashtë makinës suaj larëse. Kjo karakteristikë sigurie
ndalon që fëmijët tuaj të vënë në funksionim makinën larëse dhe ju njofton kur aktivizohet.
Ekrani grafik dixhital
Paneli i kontrollit të Ekranit grafik dixhital është i qartë dhe i thjeshtë për t'u përdorur, duke garantuar reduktimin në minimum të
vështirësive të funksionimit të tij. Dhe ndërsa është i thjeshtë për t'u përdorur, Ekrani grafik dixhital ju lejon të bëni rregullime të
shpejta dhe të sakta të larjes suaj, për rezultate të shkëlqyera të larjes.
Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për makinën tuaj larëse të re
Samsung. Referojuni atij për përshkrimet e panelit të kontrollit, udhëzime në lidhje me mënyrën e përdorimit të makinës larëse dhe
këshilla për të përdorur sa më mirë karakteristikat dhe funksionet moderne të saj. Referojuni seksionit "Zgjidhja e problemeve dhe
kodet e informacionit" në faqen 36 për të parë ç'duhet bërë nëse diçka nuk shkon mirë me makinën e re larëse.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 3 2013-01-18 �� 2:15:26