Samsung WF60F4E1Z Washer User Manual


 
18
3. Fillimisht, lironi katër vidhat e përshtatësit duke përdorur një kaçavidë të tipit "+".
Pastaj mbani pjesën (D) dhe rrotulloni pjesën (E) duke ndjekur shigjetën derisa
të arrihet një hapësirë 5 mm.
(*): 5 mm
E
D
4. Lidhni përshtatësin me rubinetin e ujit duke shtrënguar vidhat fort ndërsa e
ngrini përshtatësin lart.
Pastaj shtrëngojeni përshtatësin duke e rrotulluar pjesën (E) duke ndjekur
shigjetën.
E
5. Lidhni tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin. Nëse e shtyni pjesën (F)
brenda përshtatësit, tubi lidhet automatikisht me përshtatësin duke bërë një
zhurmë kërcitëse.
Pasi të keni lidhur tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin, sigurohuni se
është lidhur siç duhet duke tërhequr tubin e furnizimit me ujë për poshtë.
PARALAJMËRIM: Kontrolloni nëse tubi i furnizimit me ujë është i
përdredhur ose i përkulur. Nëse tubi është përdredhur ose përkulur,
ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit dhe goditjes elektrike si shkak i rrjedhjes
së ujit.
Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit me ujë në
skajin e makinës larëse duke liruar rakordin në formë L-je, duke e rrotulluar
tubin dhe duke shtrënguar përsëri rakordin.
F
6. Hapni furnizimin me ujë dhe sigurohuni se nuk rrjedh ujë nga valvula e ujit, nga
rubineti ose përshtatësi. Nëse rrjedh ujë, përsërisni hapat e mëparshëm.
PARALAJMËRIM: Mos e përdorni makinën tuaj larëse nëse ekziston një
rrjedhje uji. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Nëse rubineti i ujit ka një rubinet të llojit me vidhosje, lidheni tubin e furnizimit
me ujë me rubinetin siç tregohet.
Përdorni llojin më të zakonshëm të rubinetit për furnizimin me ujë. Në rast se rubineti është katror ose shumë i madh, hiqni
unazën distancatore përpara sesa ta fusni rubinetin në përshtatës.
F400E_WF70F5E_NonBubble-03262C-01_SQ.indd 18 2013-01-18 �� 2:15:30