Samsung WF7522SU Washer User Manual


 
instalimi i makinës larëse _9
LIDHJA E TUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË
Tubi i furnizimit me ujë duhet të lidhet me makinën larëse në njërin skaj dhe me rubinetin e ujit në skajin
tjetër. Mos e tërhiqni tubin e furnizimit me ujë. Nëse tubi është shumë i shkurtër dhe ju nuk dëshironi të
zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësojeni tubin me një tub më të gjatë, me presion të lartë.
Për të lidhur tubin e furnizimit me ujë:
1. Merrni kiavetën në formë L për tubin e furnizimit
me ujë të ftohtë dhe lidheni atë me vendin e hyrjes
së ujit të ftohte në pjesën e prapme të makinës.
Shtërngojeni me dorë.
2. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë me rubinetin e ujit të ftohtë të çezmës
tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë. Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e
furnizimit me uje në skajin e makinës larëse duke liruar kiavetën, duke e rrotulluar tubin dhe
duke rishtërnguar kiavetën.
Opsion:
1. Merrni kiavetën e kuqe në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ngrohtë dhe lidheni atë
me vendin e kuq të hyrjes së ujit të ngrohte në pjesën e prapme të makinës. Shtërngojeni
me dorë.
2. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë me rubinetin e ujit të ngrohtë të
çezmës tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë.
3. Përdorni një kiavetë Y nëse dëshironi të përdorni vetëm ujë të ftohtë.
Pajisja duhet të lidhet me ujin duke përdorur tuba të rinj dhe tubat e vjetër nuk duhet të
ripërdoren.
VENDOSJA E TUBIT TË SHKARKIMIT
Fundi i tubit të shkarkimit mund të vendoset në tre mënyra:
Mbi buzën e një lavamani
Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi
ndërmjet 60 dhe 90 cm. Për të mbajtur të përkulur tubin
e shkarkimit, përdorni mbajtësin plastik të përfshirë.
Fiksojeni mbajtësin në mur me një grep ose në lavaman
me një lidhëse për të mos lejuar që tubi të lëvizë.
Në një tubëzim të shkarkimit të lavamanit
Tubëzimi i shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit në mënyrë që fundi i tubit të jetë të
paktën 60 cm mbi tokë.
Në një tub shkarkimi
Samsung rekomandon që ju të përdorni një tub vertikal prej 65 cm; ai nuk duhet të jetë më i
shkurtër se 60 cm dhe jo më i gjatë se 90 cm.
01 INSTALIMI I MAKINËS LARËSE
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 9 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:04