Samsung WF7452SU Washer User Manual


 
14_ larja e një ngarkese me rroba
LARJA E RROBAVE ME DORË
Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur karakteristikën Fuzzy Logic (Logjika e pushit).
Për t’a bërë këtë:
1. Hapni furnizimin me ujë.
2. Kalojeni diskun e Kontrollit të Pushit në “Cotton” (Pambuk).
3. Hapni derën.
4. Vendosni artikujt një nga një lirshëm në centrifugë, pa u ngarkuar tepër.
5. Mbyllni derën.
6. Vendosni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes
paraprake në ndarjet e duhura.
7. Shtypni butonin e Temperaturës për të zgjedhur temperaturën.
(ujë i ftohtë, 30 °C, 40 °C, 60 °C, 95 °C)
8. Shtypni butonin e shpëlarjes për të zgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes.
Numri maksimal i cikleve të shpëlarjes është pesë.
Kohëzgjatja e larjes do të zgjatet siç duhet.
9. Shtypni butonin Spin (Shtrydhje) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.
Asnjë shtrydhje ( ) - Rrobat qëndrojnë të lagura pa shtrydhje pas Shpëlarjes
përfundimtare
10. Shtypni butonin në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion për
përfundimin e vonuar (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një ore). Orët e shfaqura nënkuptojnë
kohën e ciklit të larjes të përfunduar.
11. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe makina do të fillojë ciklin.
PËRDORIMI I PËRFUNDIMIT TË VONUAR
Ju mund t’a vendosni makinën larëse për të përfunduar larjen tuaj automatikisht në një kohë të mëvonshme,
duke zgjedhur një vonesë nga 3 në 19 orë (në rritje prej një ore). Orët e shfaqura nënkuptojnë kohën e ciklit
të larjes të përfunduar.
Për t’a bërë këtë:
1. Vendosni me dorë ose automatikisht makinën larëse për llojin e rrobave që do të lani.
2. Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar) në mënyrë të përsëritur derisa të vendoset
koha e vonesës.
3. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo). Treguesi i përfundimi i vonuar
do të ndizet dhe
ora do të fillojë të numërojë derisa të arrijë kohën e përfundimit.
4. Për të anulluar përfundimin e vonuar, shtypni butonini Delay End (Përfundimi i Vonuar), në
mënyrë të përsëritur derisa drita e përfundimi i vonuar të jetë fikur ose fikni makinën larëse.
(ju gjithashtu mund të fikni makinën larëse për të anulluar përfundimi i vonua)
larja e një ngarkese me rroba
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 14 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:09